Asgjë dhe gjithçka në tekstin e njëjtë gazetaresk

Në këtë informatë ka asgjë dhe gjithçka. Kjo e bën atë shumë problematike. Ka “asgjë” kur përpiqeni të gjeni informata dhe argumente që i paralajmëron mbititulli i kësaj përmbajtjeje mediatike: “Diplomatët na e uzurpojnë shtetin”. Në të gjitha librat për gazetari, si dhe në praktikë, mbititulli e përcakton gjerësisht temën e tekstit gazetaresk, ndërsa në titull gjendet fokusi ose këndi i tregimit.

Në rastin tonë nuk është ashtu. Përveç me një gjysmëfjali se “diplomatët përzihen dhe e shkatërrojnë marrëveshjen politike…”, nuk ka asgjë më tepër për këtë aspekt të momentit aktual politik në vend.

Edhe pse, thënë kalimthi, bisedimet politike për dalje nga kriza e thellë politike dhe institucionale në vend filluan me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, pas pajtimit paraprak të të gjitha partive më të mëdha politike dhe me miratim nga pjesa më e madhe e publikut në Maqedoni.

Madje edhe titulli nuk ka përmbajtje. Ai, titulli, i vendosur kështu, implikon se shqiptarëve “natyrshëm” nuk u intereson për Maqedoninë dhe se “kujdesi” i Talat Xhaferit është përjashtim. Ky, përjashtimi, ia lejojmë vetes të themi, implikon se, në parim, shqiptarët gjithmonë janë tradhëtarë. Ky është një aludim jokorrekt politik.

10092015-Vecer-TalatLinku deri te artikulli origjinal: Талат Џафери се грижи за Македонија повеќе од цел СДСМ

Data dhe koha e publikimit: 07.10.2015, 16:43

Data e recensionit: 13.10.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Pasi konstatuam se mbititulli dhe titulli janë të plotësuar me “asgjë”, mbetet të argumentojmë se pse ky tekst ka “gjithçka”, mirëpo pa asnjë domethënie me titullin dhe mbititullin.

Para së gjithash, teksti është i njëanshëm, ndërsa në preambulën e Kodit të gazetarëve thuhet:

Duke e ndjekur detyrën e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë për forcimin e shtetit juridik dhe në kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve tjera nga jeta publike.

Në këtë tekst nuk ka asgjë nga aspekti i “kontrollit të pushtetit dhe i subjekteve të tjera”.

Në vend të kësaj, kemi një theksim të potencuar të argumenteve të vetëm njërës palë, mirëpo pa shumë lidhje me paralajmërimet në mbititull dhe në titull. Janë theksuar dy deklarata nga individë të dalluar nga partia në pushtet, të cilat kanë për qëllim të vetëm të krijojnë edhe një përmbajtje mediatike për nxirrjen e opozitës.

Edhe neni 14, i Kodit të gazetarëve, shumë qartë përcakton se gazetarët duhet të kenë distancë nga proceset politike:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Nuk ka asgjë nga distanca e sugjeruar. Përkundrazi. Ka tendencë të qartë për afirmimin e vetëm njërë palë.

Përveç kësaj, kjo përmbajtje mediatike ka probleme me përcaktimi e saj zhanrovik. Ajo është një përzierje e çuditshme e komentit, kolumnës dhe analizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button