Maqedoni, TIKA po ndërton objektin e ri për gjimnazin e Dibrës

Me mjete financiara nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) është duke u ndërtuar objekti i ri për gjimnazin e Dibrës “Zdravko Çoçkovski”, ndërsa në ndërkohë nga TIKA bënë të ditur se do të sigurojnë inventarin e nevojshëm në këtë objekt, raporton Anadolu Agency (AA).

Punët ndërtimore po zhvillohen sipas parashikimeve dhe siç pritet, mbi 700 gjimnazistë të Dibrës gjashtëmujorin e dytë të vitit shkollor do ta fillojnë në objektin e ri. Objekti i ri shtrihet në një sipërfaqe 5.400 metra katrorë, ndërsa në të përfshihen 29 klasa në katër kate dhe hapësira të tjera. Punët do të vazhdojnë me të njëjtin dinamikë dhe menjëherë pas përfundimit të punëve në objekt, do të rregullohet edhe oborri.

Përndryshe, Agjencia “TIKA” do të sigurojë investimin e plotë të nevojshëm në gjimnazin e Dibrës. Momentalisht nga ana e autoriteteve kompetente është duke u përcaktuar inventari i nevojshëm i gjimnazit.

Gjimnazi i vjetër i Dibrës është barakë e montuar, në të cilin më shumë se katër dekada me mijëra nxënës kanë përfunduar shkollën e mesme. Objekti i vjetër është dhuratë nga Bosnjë e Hercegovina pas tërmetit shkatërrues që goditi Dibrën në vitin 1967.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button