Ndalohet celulari në gjimnazin e Dibrës

Në gjimnazin e qytetit të Dibrës, nxënësit e kanë të ndaluar të hyjnë në orë të mësimit me celularë.


Këtë vendim e ka marrë udhëheqësia e kësaj shkolle. Drejtori i gjimnazit “Zdravko Çoçovski” thotë se të gjithë jemi të vetëdijshëm se po jetojmë në një kohë modern, por dëshirojmë që procesi mësimor të zhvillohet në mënyrën e duhur. 

Tani më asnjë nxënës nuk do të lejohet të posedojë celularë në orë të mesmit.

“Problem është faktori njeri, por ne si institucion do të eliminojmë këtë dukuri në një të ardhme të shpejtë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për profesorët,edhe ata në të ardhmen nuk do të lejohen të hyjnë në orë të mësimit me celular, ngase është shembull i keq për fëmijët”, tha Lleshi.

Si shton se fajtor kryesor për faktin se nxënësit mbajnë celularë në shkollë janë vetë prindërit.

Lajme të ngjashme

Back to top button