Mourinho: Vendimi i Federatës së futbollit është i turpshëm

Portugezi Jose Moruinho, menaxheri i Chelseat, tha për mediat britanike se dënimi i shqiptuar nga Federata e Futbollit (FA) është i turpshëm. FA gjatë kësaj jave dënoi Mourinho-n me gjobë në shumë prej 50.000 funte (rreth 68.000 euro) për shkak të kritikave ndaj gjyqtarit në takimin që ekipi i tij e humbi 1:3 nga Southampton, raporton Anadolu Agency (AA).

Mourinho pas ndeshjes tha se arbitri në Premier Ligë frikësohet të gjykojë diçka të mirë për ekipin e tij, dhe se gjyqtari Robert Madley nuk i dha një penallti të qartë Chelsea-t. Krahas gjobës prej 50.000 paundë, Moruinho është dënuar edhe me një ndeshje pezullim.

“Mirë kam kaluar. Më vjen mirë që nuk kam një byzylyk elektronik. Gjoba prej 50.000 paund është turp. Vendimi që një ndeshje të mos udhëheq ekipin dhe ndalesa për hyrje në stadium është mahnitëse”, tha Mourinho.

Trajneri portugez nuk humbi rastin që edhe një herë të “këshillojë” Arsen Wenger-in, menaxherin e Arsenalit. Pas humbjes 0:2 nga Chelsea trajneri i “topxhinjëve” publikisht ka kritikuar arbitrin Mike Dean duke thënë se ai ishte i dobët dhe naiv. Gjithashtu, ai nuk harroi të përmend incidentin nga viti i kaluar, kur Wenger-i e shtyri në zonën teknike të trajnerëve.

“Kam frikë se ajo kushton 50.000 paund. I dobët dhe naiv – mund të thuhet. Nuk mund ti shtyjmë njerëzit në zonën teknike. Ndoshta, nuk ka problem. Unë nuk mund të them asgjë, sepse do të më ndalohet hyrja në stadium, ndërsa dënimi pasues është byzylyku elektronik”, përfundoi Mourinho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button