Komuna e Dibrës miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2013

Këshilli komunal i Dibrës, në seancën e gjashtë miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2013.
Me ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit të propozuara nga ana e komisionit për financa dhe buxhet, të ardhurat prej 251 mijë denar u plotësuan për 1.6 milion denar, me këtë rebalanc buxheti i sivjetmë i Dibrës u rrit për 252mijë denar.

Me këtë rebalanc rriten mjetet financiare për institucionet arsimore për dy milion e gjysmë denar. Në kët sektor mjetet e planifikuara në vlerë prej  142 mijë denar janë rritur për 144 mijë denar, theksoi Qazim Qormemeti, udhëheqës i sektorit për financa dhe buxhet pranë Komunës së Dibrës.

Sektori i arsimit fillor  do të shfrytëzon  mjete më shumë për 800 mijë denar, shkolla e mesme një milion e gjysëm denar, ndërkaq, Enti i kombinuar për fëmijë, 100 mijë denar.
Këshilli komunal i Dibrës në seancën e sotme shqyrtoi edhe propozim vendime në lidhje me planin urbanistik për shumë pjesë të qytetit.

Durim Fetahu nga sektori i urbanizmit theksoi se qytetarët dibran do të kenë mundësinë për rindërtim të objekteve tjera ku jetojnë , sidomos rritje të kateve nëpër shtëpi , dhe kjo do të rris edhe leverdinë e Komunës së Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button