Fillon “Teatri i 13­-të Shqiptar në Maqedoni”

­Teatro nga Tetova, Tirana, Presheva dhe Prishtina do të performojnë në “Teatrin e 13-­të shqiptar në Maqedoni”, që fillon sonte në Dibër.

Festivali do të zgjatë pesë ditë, ndërsa e hap Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Bouncers” të autorit John Goldberg, në regji të Qazmedin Nuredini.

Mbrëmjen e fundit, para ndarjes së çmimeve për shfaqje më të mirë, aktor dhe aktore më të mirë, para dibranëve do të shfaqet Baleti kombëtar i Prishtinës.

“Teatri Shqiptar në Maqedoni”, tradicionalisht mbahet në Qendrën e Kulturës në Dibër, ndërsa mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës. Sonte para të pranishmëve do të mbajë fjalim kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button