Plenumi nxënësve nuk lëshon pe, organizon marsh më 21 tetor

Plenumi i shkollave të mesme është dëshpëruar nga deklaratat e ministrit të arsimit, Abdylaqim Ademi, dhe injorimit nga organet kompetente, në reagimin e tyre ata thonë se nuk duan të jenë gjeneratë e eksperimenteve, për këtë arsye do të vazhdojnë me protesta nga 21 tetori i këtij viti, raporton Portalb.

“Prapë për fatin tonë po dëgjojmë nëpërmes deklaratave të ministrit për arsim të dhëna për media të ndryshme. Z. Ministër, ka paralajmëruar model të ri për vlerësimin ekstern, që është që është i fshehtë dhe të cilin planifikon ta nis nga janari i vitit 2016”, thuhet në letrën e Plenumit.

Ata thonë se ministri u ka premtuar se edhe ata do të përfshihen në përpunimin e modelit të ri, por kësi lajmi deri në adresën e Plenumit nuk ka arritur.

“Kërkojmë debat publik duke përfshirë të gjitha palët. Jemi për kualitet në arsim, andaj i ftojmë nxënësit e shkollave të mesme që të na bashkëngjiten në marshin e organizuar 21.10.2015 dhe ti themi ‘STOP TESTIMIT EKSTERN’”, thuhet në letrën publike të plenumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button