Mazhoranca nuk debaton për shkarkimin e Veljanovskit

Deputetët e shumicës parlamentare nuk kanë pranuar të debatojnë për propozim-vendimin e opozitës për të bërë shkarkimin e kreut të Kuvendit, Trajko Veljanovski. 

Ky i fundit ka kërkuar që propozimi të vihet në rendin e ditës të seancës së sotme, por kjo është hedhur poshtë nga shumica parlamentare.

“Nisma e LSDM është e pabazuar dhe nuk ka të bëjë me asnjë aspekt të punës së Kuvendit. Kuvendi as nuk mundet dhe as nuk guxon të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit gjyqësor, e aq më pak të prononcohet për vendime dhe procedura gjyqësore. Ky do të ishte një presion ndaj vendimeve dhe veprimeve të organeve gjyqësore”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Ai ka vlerësuar efikasitetin e punës së kryeparlamentarit, madje edhe në periudha të konfliktit intensiv politik mes partive politike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button