Nevzat Bejta: Nëse do të ketë unitet dhe dashuri do pranojë kandidaturën për kryetar të Degës

Këshillat vendor kanë vënë emrin e Nevzat Bejtës si propozim për kryetarë të ardhshëm të Degës së BDI-së, në Komunën e Gostivarit. Përveç kryetarit aktual, në garë janë edhe shumë kandidatë të tjerë. Nevzat Bejta është themelues i degës së BDI-së, në Gostivar dhe emir i tij lidhet me të gjitha sukseset e kësaj partie në këtë qytet si dhe me funksionimin e deritanishëm të Bjetës si njëri ndër zyrtarët më të suksesshëm të BDI-së, nëpër institucionet që ka drejtuar.

Për zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI-së, në Gostivar, është krijuar Komisioni organizativ prej shtatë anëtarëve i kryesuar nga Jamin Sinani.

Ky Komision ka organizuar zgjedhje nëpër këshillat vendor dhe janë përmbajtur të gjitha procedurave dhe kanë dy ditë që kanë kryer të gjitha procedurat në nivel lokal.
Nevzat Bejta, thotë se “Këshillat kanë dhëne propozimet dhe  kanë vënë edhe emrin tim, por kjo nuk është definitive, pasi  që do të organizohet kongresi  i katërt me radhë i Degës së BDI-së në Gostivar ku do të marrin pjesë 120 delegat nga këshillat vendor si dhe kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, në mënyrë që  zgjedhja të behet në mënyrën më demokratike”.

Bejta për “Portalb”, thotë se “nëse do të paraqesë unitet dhe dashuri kandidatura ime ne degën e Gostivarit, atëherë do të jetë e pranueshme, nëse nuk është kjo atëherë nuk do të pranojë të jem në garë”.

Nevzat Bejta, thotë se tendenca e aktivitetit tim politik është që t’ju ndihmojë qytetarëve të mijë, për një jetë më të mirë. “ Nuk do të pranoja asgjë për të afirmuar veten time, sepse për këtë nuk kamë nevojë. Vendosjen e emrit tim nga Këshillat vendor të partisë e shohë në këtë prizëm, duke ndjekur gjithnjë procedurat më demokratike dhe më njerëzore”, thotë Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button