Mbrëmë u mbajt koncerti “Këngë të paharruara”

Mbrëmë u mbajt koncerti “Këngë të paharruara”, të interpretuara nga Kastriot Tusha, dhe Sinan Vllasaliu, në përcjellje të Orkestrinës Popullore të Qytetit të Elbasanit “Isuf Myzyri”, me solistë: Zeqir Sulkuqi (violinë), Sopot Serica (fizarmonikë) dhe Arben Topalli (klarinetë), nën orkestrimin e Klement Markut, gjithashtu dhe përcjellje nga grupi i valleve “Isuf Myzyri”, nën koreografinë e Artan Ibershimit.

Në këtë koncert u interpretuan këngë të mirëfillta dikur të interpretuara nga Isuf Myzyri, Muharrem Gurra, Mustafa Bodini dhe Qamili i Vogël ndërsa tash nga Kastriot Tusha dhe Sinan Vlasaliu.

Shkupi është destinacioni i tretë i mbajtjes së koncertit sepse i njëjti është mbajtur në Tiranë dhe Prishtinë.

Organizatorë të koncertit janë Qendra Informative Kulturore – Shkup në bashkëpunim me Komunën e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button