PDSH: Të zgjidhet situata me prokuroren speciale

Pas lajmit të djeshëm që Këshilli i Prokurorëve nuk i ka dhënë dritë jeshile për të gjithë prokurorët që i ka propozuar Katica Janeva, që të punojnë në ekipin e saj të ardhshëm ose në të kundërtën do ta vendoste në pikpyetje Marrëveshjen e Përzhinos, ka reaguar edhe PDSH.

“Partia Demokratike Shqiptare vazhdon ta mbështes marrëveshjen e 2 qershorit / 15 korrikut, si dhe dialogun e grupeve të punës. Apelojmë që sa më shpejtë të tejkalohen mosmarrëveshjet lidhur me Prokuroren Speciale dhe Këshillin e prokurorëve publik. Njëkohësisht presim që me shumë seriozitet të vazhdojë dialogu për marrëdhëniet ndëretnike dhe për përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe BE”, thuhet në deklaratën e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button