RDK-Gostivar: Institucionet shtetërore të ndalojnë shkeljet ligjore të Nevzat Bejtës

RDK – Dega Gostivar kërkon nga Institucionet kompetente shtetërore të  ndërpresin punën antiligjore të  Nevzat Bejtës.

Dega e kësaj partie, nëpërmjet një komunikate, konsideron se  Nevzat Bejta në mënyrë flagrante është duke shkelë çdo ligj dhe normë etike në kryerjen e punës publike në kuadër të Komunës së Gostivarit. 

“Pas dëshmisë së argumentuar  nga ana e revizionit shtetëror për keqpërdorim të detyrës zyrtare si ish Ministër i Pushtetit Lokal në më shumë drejtime dhe në veçanti me dhënien  antiligjor të 1,5 milion euro për komunën e Çairit , tani po nga pozicioni i kryetarit të komunës  vazhdon me  keqpërdorimin e  detyrës  zyrtare në kuadër të Komunës së Gostivarit”, thuhet në komunikatën e degës së RDK-së, në Gostivar.

RDK-ja, thotë se me shkarkimin nga puna 6 punonjës në Komunën e Gostivarit që janë dërguar në mënyrë antiligjore në ndërtesën e Ndërmarrjes Publike Komunale, Bejta ka bërë shkeljen flagrante të ligjeve në fuqi. 

“Pas shkarkimit dhe përjashtimit të parë antiligjor, Agjencia për Nëpunës Shtetëror të gjithë 6 punonjësit i kthen në punë, kurse personi publik Nevzat Bejta,  sërish e shkel  ligjin duke i shkarkuar për së dyti herë duke ndryshuar vetëm datën e shkarkimit. Me këtë shkarkim të dytë edhe njëherë vërtetohet  se ky person nuk respekton ligjin për nëpunës shtetëror, por edhe vet agjencionin”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button