Është përcjellë intervista e kryeministrit, shkaku është fshehur

Ky tekst informon në mënyrë gjysmake dhe këtë e bën me vetëdije. Në të është përcjellë vetëm deklarata e përgjithshme e kryeministrit se “do të përshpejtohet renovimi i konviktit studentor “Goce Dellçev”, e poashtu do të ndërtohet edhe konvikt i ri.  Mirëpo, nuk ka asnjë fjalë për publikimin dhe fotografitë e Plenumit studentor, kështu që faktikisht, është i padukshëm vërshimi i konviktit pas rreshjeve të mëdha (10.10.2015), dhe në këtë mënyrë publiku nuk mund të fitojë një pasqyrë të plotë dhe objektive.

http___republika.mk_Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Do të përshpejtohet renovimi i konviktit studentor “Goce Dellçev”, e poashtu do të ndërtohet edhe konvikt i ri

Data dhe koha e publikimit: 11.10.2015, 19:46

Data e recensionit: 12.10.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

E POROSIA “NË GOCE BRENDA BIE SHI, E TE JU NË SHTËPI SI ËSHTË?”

Artikulli bazohet në deklaratën e kryeministrit, e cila është përcjellë në mënyrë të saktë, mirëpo nuk është theksuar se ajo është dhënë për një medie tjetër. Më saktë, bëhet fjalë për fragment nga intervista për një televizion (prej minutës 22,15 deri në minutën 26,03 nga videoja), që paraqet një lëshim.

Mirëpo, problemi kryesor me tekstin është se ai është i fokusuar vetëm në paralajmërmin e kryeministrit për ndërtim të konviktit të ri studentit dhe renovim të përshpejtuar të konviktit “Goce Dellçev”. Dhe, me këtë rast, aspak nuk e përmend porosinë e Plenumit studentor:

“Në Goce brenda bie shi, e te ju në shtëpi si është?”,

të cilën studentët e shkruan në faqen e tyre në Facebook dhe e mbështetën me fotografi që dëshmojnë për vërshimin në konviktin e ruinuar.

publikimi i Plenumit studentor u bë një ditë para intervistës së kryeministrit.

E pikërisht heshtja e vërshimit të Konviktit studentor e bën informatën selektive, ndërsa vetë teksti është “i vërshuar” me anshmëri, me ç’rast bie në sy toni lavdërues në deklaratën e kryeministrit.

Mënyra në të cilën është plasuar informata është në kundërshtim me parimet themelore të Kodit të gazetarëve dhe le përshtypje se qëllimi ka qenë të potencohet kujdesi i partisë në pushtet (kryeministri) për studentët – për atë se sa janë të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Me konceptin e tillë propagandistik, me siguri nuk është përshtatur porosia “Në Goce brenda bie shi, e te ju në shtëpi si është?” dhe fotografitë flasin për kushtet mizore në të cilat jetojnë studentët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button