Grabar-Kitaroviq: Kroacia do të detyrohet të ngrej mure kufitare kundër refugjatëve

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka thënë se Kroacia do të detyrohet të ngris një mur kufitar për t’u mbrojtur nga valët e mëdha të refugjatëve.

“Nuk dua ta shoh Kroacinë në një pozicion ku përballet me fluks të madh të refugjatëve, dhe të mbyll kufijtë me fqinjët. Mendoj se në të ardhmen do të na duhet të vendosim ndonjë lluj muri kufitar apo barriere fizike. Por mos e quani këtë mur me gjemb. Mos e krahasoni me Srebrenicës dhe kampe tjera të përqendrimit”, ka thënë Grabar-Kitaroviq në një intervistë për “Jutarnji list”, transmeton Indeksonline.

E pyetur nëse Kroacia do të detyrohet të vendos mur në kufi, Grabar-Kitaroviq ka thënë se do të preferonte “ta shmang” atë, por nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër për ta mbrojtur vendin.

Ajo ka thënë se vendet fqinjë tashmë kanë mbyllur kufijtë, dhe se Kroacia nuk mund të menaxhoj ardhjet e shumta më.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button