Shkup, pas operacionit mjekët harrojnë mjetet e punës në barkë të pacientes

Një muaj e gjysmë me dhimbje të vazhdueshme.

Ky është rezultati pas lindjes me prerje cezariane për Elmedina Haxhiun, pasi mjekët në Gjinekologjinë e Çairit kanë harruar brenda mitrës së saj pambuk, fashë dhe material plastik, akuzon familja saj, njofton Alsat M.

Familja thotë se mjeku që bëri operacionin nuk punon më në këtë institucion, por është zhvendosur në spitalin e Tetovës. Alsat M e kontaktoi drejtorin e gjinekologjisë së Çairit, Bashkim Ismaili, i cili shpjegoi se ishte në dijeni të rastit dhe ka biseduar me familjen.

Ismaili tha se i ka thirrur në takim të afërmit e Elmedinës, për të marrë masa për përcaktimin e përgjegjësisë për rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button