Artan Grubi, ka pritur Ambasadoren e re të Austrisë në Shkup, zonjën Renate Kobler

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Artan Grubi, ka pritur Ambasadoren e re të Austrisë në Shkup, zonjën Renate Kobler.   Deputeti Grubi dhe Ambasadorja Kobler diskutuan rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, zhvillimeve në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos dhe negociatave në grupet e punës dhe në përgjithësi për integrimin e vendit në strukturat EuroAtlantike.

Grubi njoftoi Ambasadoren austriake për qëndrimet e BDIsë në grupet e punës në lidhje me votën e Diasporës, përbërjen dhe vendimmarjen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pastrimin e listës zgjedhore, procedurën e ankesave, etj.   BDI e konsideron Diasporën si pjesë shumë të rëndësishme dhe të pandarë të shoqërisë tonë prandaj është angazhuar që qytetarët tanë në Diasporë të votojnë me postë për 6 njësitë ekzistuese në vend.

Opcion tjetër mbetët barazvlefshmëria e votës në Diasporë me atë në vend dhe kjo duhet të garantohet në përputhje me rekomandimet e ODIHR dhe të Komisionit të Venedikut.   Në lidhje me KSHZnë, Grubi theksoi që është arritur rritje cilësore në këtë trup drejtues të përfaqësimit shqiptar në mbi 33% dhe për momentin po zhvillohet debat intensivë në lidhje me mënyrën e vendimmarrjes konsensuale në mënyrë që të shmanget mbivotimi në baza etnike. Komunitet do të kenë një mekanizëm që do të parandalojë majorizimin në KSHZ.   Sa i përket regjistrit të votuesve, rreziku për lënien jashtë të dhjetëra mijëra qytetarëve nëpërmjet të regjistrimit aktiv të votuesve është shmangur dhe e drejta e votës nuk do ti mohohet asnjë qytetari, por lista do të pastrohet me metoda administrative dhe kontrollime të targetuara në teren. Ndërsa, monitorimi ndërkombëtar dhe vendor si dhe qasja në çdo dokument në procedurat e ankesave në gjykatën administrative do të garantohet me ligj.

Grubi theksoi që palët janë afër marrëveshjes, por duhet guxim dhe vendosmëri nga partitë politike maqedonase për të vendosur që të ndërtojmë një sistem të barabartë dhe të besueshëm për të gjithë.   BDI angazhohet për zbatim të përpiktë dhe sa më të shpejt të obligimeve nga marrëveshja e Përzhinos në mënyrë që vendi të rikthehet në agjendën prioritare, atë të zgjidhjes së kontesteve me fqinjët dhe integrimin në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button