Konfliktet në Nigeri, të paktën 17 të vdekur

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën gjatë të martes, në akte të ndryshme të dhunës që lidhet me kryengritjen e Boko Haram në rajonin verilindor të Nigerisë, bëjnë të ditur zyrtarët e sigurisë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë Sani Usman, tha sot se të paktën shtatë persona humbën jetën gjatë tre sulmeve vetëvrasëse me bombë në Maiduguri, kryeqyteti i shtetit Borno.

Ai specifikoi se sulmuesit janë numëruan në mesin e të vdekurve, duke shtuar se 11 persona janë plagosur gjatë shpërthimeve që ndodhën të marten vonë.

Në shtetin fqinj Yobe, zëdhënësi i ushtrisë Sani tha se 10 militantë të Boko Haram gjatë të martes u vranë në një pritë nga ushtarët.

“Ata u zunë në pritë derisa ktheheshin nga një sulm mbi Gajiram që gjendet afër fshatit Ngollom”, tha zëdhënësi. Ai shtoi se janë konfiskuar armë të ndryshme nga militantët.

Lajme të ngjashme

Back to top button