Vazhdon debati për buxhetin, do të mbajnë seanca edhe tri komisione

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta mbajë vazhdimin e parë të debatit për Propozim – buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 në lexim të dytë.

Në rend dite të seancës është edhe Propozim – ligji për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për arsim, shkencë dhe sport.

Në rend dite të seancës së Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë propozim – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake, për veprimtari detektuese, për armatim dhe për sigurim privat, të gjitha në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do t’i shqyrtojnë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për kadastrën e patundshmërive, për vlerësim, për ndërmjetësim, për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, për ekspertizë, për inspektim administrativ, për mbikëqyrjen inspektuese, për veprimin me parashtresa dhe propozime për vendosjen e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve në administratën shtetërore, të gjitha në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë propozim – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për Akademinë e mësimdhënësve, për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konvikt nxënësish dhe universitet të hapur qytetar për mësim të përjetshëm dhe Vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (faza I).

Lajme të ngjashme

Back to top button