Futbollisti Djibril Cisse arrestohet për shantazh
Djibril Cisse, 34 vjeç, ish-përfaqësuesi i kombëtares së Francës në futboll u arrestua për shantazh, ndërsa dyshohet se në kë rast është i përfshirë edhe një tjetër futbollist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra prokurore e Versajit ka njoftuar se tre persona të tjerë janë ndalur në paraburgim të martën. Cisse akuzohet për shantazh dhe rrezikon të përballet me dënim prej pesë vjet burg.
Zëdhënësja e prokurorisë tha se identiteti i palës së dëmtuar nuk do të zbulohet nga respekti për jetën private.