“Sulmi vdekjeprurës në Ankara është si një 11 shtator turk”

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni sulmin terrorist në Ankara, e ka krahasuar me sulmin e 11 shtatorit, 14 vite më parë në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Gentiloni në mëngjes duke marrë pjesë në programin Agora në kanalin televiziv Rai3 ka vlerësuar çështjet në rendin e ditës, ku ka cekur edhe sulmin terrorist në Ankara, ku deri tani kanë humbur jetën 97 persona.

Ministri italian duke rikujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 më të madhin në historinë e SHBA-së tha se: “Sulmi vdekjeprurës në Ankara është si një lloj 11 shtatori turk. Diçka që më prek, është se ato njerëz po protestonin kundër konflikteve mes luftës së ushtrisë me PKK. Kishin shqetësime për rezultatet e kësaj”.

Gentiloni ndër të tjera u shprehur se “Unë besoj se pas sulmit të Ankara qëndron fondamentalizmi islamik”.

Kryediplomati italain tha gjithashtu se sulmi ka dëmtuar edhe shtetin sepse presidenti Recep Tayyip Erdoğan kërkon të ofrojë një vend të stabilizuar, por edhe HDP e cila thotë se ndjek një vijë me protesta politike që nuk përmban dhunë, kjo mbart rrezikun për të dy që të shtypen nën këtë masakër.

Gentiloni edhe gjatë hyrjes për në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së të mbajtur ditën e djeshme në Luksemburg pas sulmit duke vënë në dukje se situata ishte dramatike, u shpreh se sulmi terrorist kërcënonte stabilitetin e një prej aleatëve anëtare të NATO-s e cila ka një rol strategjik në rajon.

Ministri i Jashtëm italian Gentiloni pas sulmit i dërgoi mesazh ngushëllimi homologut të tij Feridun Sinirlioğlu si dhe pati dënuar sulmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button