Në Gari do të ndërtohet fabrikë për mbushje të ujit

Në afërsi të fshatit të Dibrës, Gari sot do të vendoset gur-themeli për ndërtimin e fabrikës për mbushje të ujit, investim i korporatës “Mali Loshinj”, i përbërë nga kompania “Ml-Gari”, “Ml-Niçipur” dhe “Ml Karatazh”, të cilët merren me eksploatimin e ujit dhe të gurit.

Investimi në fabrikë është rreth 6 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarve 35. Prodhimtaria e ujit të ambalazhuar duhet të fillojë në periudhën e verës së ardhshme.

Investitori e ka paralajmëruar ndërtimin e fabrikës pasi që vitin e kaluar nga Ministria e Ekonomisë mori licencë për eksploatimin e ujërave nëntokësore. Lejen për eksploatim e ka marrë kompania Ml-Gari. 

Lajme të ngjashme

Back to top button