Kuvendi do të publikojë shpallje për zgjedhje të kryetarit të KSHZ-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 75-të, në rend dite të së cilës është propozim-vendimi për publikim të shpalljes për zgjedhje të kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Shpallja do të zgjatë tetë ditë, ndërsa kryetari i ri i KSHZ-së pritet të bëhet i ditur zyrtarisht pas  ndryshimeve të afateve. Propozimi për njeriun e parë të trupit më të lartë zgjedhor, megjithatë duhet të vijë nga partia më e madhe opozitare, respektivisht nga LSDM-ja. Nga atje thonë se konsultimet janë në vijim, ndërsa mediat tani më theksojnë për ekspertë të caktuar dhe juristë, të cilat mund të vijnë në këtë funksion.

Në rend dite të seancës së sotme të 75-të, mes të tjerash janë edhe pesëdhjetë ligje në lexim të parë, mes të cilave edhe Propozimi shtesë për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button