Titulli është fytyra e tekstit, prandaj duhet të jetë i saktë

[Recension: Me ligj u ndaluan bombat]

Vërtetësia dhe saktësia janë karakteristikat kryesore të gazetarisë. Të gjitha mediet duhet ta kenë për qëllim këtë. Megjithatë, kjo më së shumti bie në sy në këtë kontribut. Ndoshta me titull tjetër teksti do të ishte në rregull, mirëpo kështu, me pohim kategorik, që nuk është i vërtetë nuk mund të flitet për kronikë profesionale.

zakon sobranie bombiLinku deri te artikulli origjinal: Me ligj u ndaluan bombat (Vërejtje: Në ndërkohë titulli është përmirësuar)

Data dhe koha e publikimit: 6.10. 2015,18:27

Data e recensionit: 07.10.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Si tërësi teksti është në rregull. Mirëpo, ajo që më së shumti i bën dëm është titulli. Bëhet fjalë për propozim-ligj, e kjo do të thotë se akoma nuk është në rend dite, nuk është miratuar, gjegjësisht nuk ka hyrë në fuqi.

Siç publikuan edhe mediet, propozim-ligji për ndalesën e “bombave” të opozitës në ueb-faqen e Kuvendit është në lexim të dytë. Ndoshta so do të miratohet, mirëpo në momentin kur është bërë dhe është publikuar kjo kronikë (06.10.2015) ai akoma nuk ishte miratuar.

Gazetari është dashur që në mënyrë kritike dhe analitike t’i shqyrtojë ngjarjet e mundshme. Të miratohet, të mos miratohet, të tërhiqet…. Kishte një sërë tekstesh, kryesisht me spekulime, mirëpo, megjithatë, me informata për ngjarjet e mundshme të ardhshme që do të ishin rezultat i këtij ligji.

Përndryshe, pjesa tjetër e tekstit është në rregull. Në mënyrë korrekte janë transmetuar edhe deklaratat edhe ndodhitë rreth këtij ligji.  Megjithatë, ligji është element shumë i rëndësishëm i një produkti gazetaresk. Nëse ai është i gabuar nuk mund të fflitet për tekst të kompletuar dhe të vërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button