Dr Dre, Eminem, Snoop Dogg dhe Kendrick Lamar me turne në Evropë

A mund ta merreni me mend kur Dr Dre, Snoop Dogg, Eminem dhe Kendrick Lamar të bëhen së bashku se çka mund të ndodhë…?

Ky bashkim i këtyre reperëve është ëndërra e krijuesit të hiteve më të mëdha të të gjitha kohërave Dr Dree.
E këtë gjë e kishte pohuar vetë reperi në një intervistë të dhënë në radio “Beats1” ku edhe kishte zbuluar që njëra ndër ëndërrat e tij më të mëdha është të realizojë një turne në Evropë me: Eminem, Snoop Dogg dhe Kendrick Lamar.

“Njëra nga ëndrrat më të mëdha është që të mbajte një turne në Evropë. Kam 30 vjet karrierë dhe asnjëherë nuk kamë qenë më të gjithë anëtarët e grupit tim në Evropë, kam qenë vetëm me Snoopin, me DJ dhe Eminemin, por asnjëherë me të gjithë së bashku”, është shprehur Dre, transmeton Indeksonline.

Dre më tutje ka thënë: “Kjo është një gjë që kam ëndërruar që ta realizojë. Dëshiroj ta quaj “Beats and Rhymes”. Dua t’i kem me vete Snoopin, Eminemin dhe Kendrick Lamarin. Dua që ta bëjë një turne të gjatë dhe të marrë me vete prodhimin tonë.”

Kujtojmë gjithashtu që Dre, vetëm para pak muajve, kishte bërë një kthesë të fuqishme në jetën e tij duke u rikthyer me albumin e tij me titull “Compton”, pas 16 viteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button