Drejtpërdrejtë nga aeroporti i Rinasit në Tiranë (FOTO)

Avioni me të cilin udhëtonte Kombëtarja jonë e futbollit mësohet të ketë mbërritur në Rinas. Nga terreni raportohet se ndërsa Kombëtarja pritet të kalojë sallën VIP të aeroportit, qindra e mijëra tifozë kanë dalë në pritje të përfaqësueses sonë.
Ndërkohë, edhe sheshi ‘Nënë Tereza’ numëron mijëra mbështetës që nën tingujt e muzikës patriotike dhe ngjyrave kuqezi, presin të përshëndeten me futbollistët.

Ekipi kombëtar, që duke mposhtur Armeninë siguroi kualifikimin në Euro 2016, pritet të zhvillojë një takim në Kryeministri, e më pas të parakalojë në shesh. Gjithashtu, Presidenti Bujar Nishani do t’u dorëzojë urdhrin ‘Nder i Kombit’ futbollistëve dhe drejtuesve të ekipit.

Ndërkohë për të pritur sportistët është vendosur roja e nderit si dhe kanë dalë kreu i ekzekutivit dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve.

Foto nga aeroporti i Rinasit-Tiranë (6) Foto nga aeroporti i Rinasit-Tiranë (6) Foto nga aeroporti i Rinasit-Tiranë (6) Foto nga aeroporti i Rinasit-Tiranë (6)

Lajme të ngjashme

Back to top button