Sot takim i ri me grupet e punës për Kodin Zgjedhor

Pas pushimit prej tri ditësh sot në orën 13.30 sërish është caktuar takim me grupet e punës të cilat kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos, mëson “Meta”.

Ndërmjetësuesi Piter van Hojte duhet të dorëzojë propozim- ligjin për Kodin Zgjedhor të cilin do ta prezantojë para përfaqësuesve të partive politike.

“Meta”  mëson se është rënë dakord vetëm për zgjedhjen dhe mënyrën e vendimmarrjes nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor akoma është kontestuese votimi i diasporës. Nga zgjidhja e kësaj çështje do të varet  mënyra e votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përkatësisht do të varet a do të jetë me model të shumicës apo ai proporcional.  о

Edhe pas intervistës së mbrëmshme të kryeministrit Nikolla Gruevski në televizionin “Sitel” akoma nuk dihet se VMRO- DPMNE- ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare a do të heq do të nga votimi i diasporës. Gruevski tha se nuk është korrekte të vendosen kushte me kuota për votuesit e diasporës të cilët kalojnë me qindra ose mijëra kilometra për të votuar.

LSDM-ja nga ana tjetër është por votimit të diasporës, mirëpo vota e tyre të jetë njëjtë me votën e qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button