Xhaferi – Staffanson: Suedia mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimin e vendit

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot është takuar me ambasadorin e ri të Suedisë, Mat Staffansson.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit diskutuan për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke u ndalur në raportin e progresit të Komisionit Evropian si dhe për temat tjera.

Zëvendëskryeministri Xhaferri i ka uruar ambasadorit Staffansson për detyrën e re, duke nënvizuar se bashkëpunimi i mirë në mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se Maqedonia mbetet në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në realizimin e këtij qëllimi rol të rëndësishëm luan edhe Marrëveshja e Ohrit. Zëvendëskryeministri Xhaferri e njoftoi ambasadorin Staffanson me dinamikën e implementimit të obligimeve që burojnë nga MO-ja, si përfaqësimi i drejt, përdorimi gjuhëve, decentralizimi.

“Zbatimi i të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sepse ky dokument paqësor stabilizoi vendin dhe hapi rrugën drejt integrimit evropian”, theksoi Xhaferri. 

Nga ana tjetër, ambasadori Staffanson nënvizoi se Suedia mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian .
Bashkëbiseduesit folën edhe për zgjidhjen  e kontestit të emrit e cila është  pengesa kryesore për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane, ku u konstatua se nevojitet një kompromis i përbashkët me Greqinë fqinje që të debllokohet procesi integrues.

Lajme të ngjashme

Back to top button