Kezharovskit i ndahet mirënjohje për gazetari hulumtuese

Në shënimin e 69 vjetorit të gazetës “Nova Makedonia” sot redaksia ndau mirënjohje për gazetari hulumtuese tre gazetarëve të sajë.

Gazetarët që kanë marë mirënjohje janë Tomisllav Kezharovski, Antonija Popovska Hristov dhe Natasha Boshkovska Zllatkova, tekstet e të cilëve kanë pasur interes të madh tek publiku dhe kanë nxitur institucionet kompetente të reagojnë dhe ti korrigjojnë vendimet e mara.

Kezharovski mirënjohjen e ka marrë për tekstet e shkruar lidhur me hulumtimin e arsyeve për vdekjen tragjike të gazetarit Nikolla Mlladenov, ndërsa tekstet tjera me mirënjohje janë reportazhin për fshatin shqiptar Lazarat dhe hulumtimi lidhur me dhënien e recetave në mënyrë ilegale të terapisë me metadon.

Mirënjohjen e Kezharovskit e ka marrë gruaja e ti Marina Kezharovska.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button