LSDM: Mega skandal fakti që dokumentet e Janevës i kanë mediat proqeveritare

LSDM ka reaguar pas publikimit të detajeve nga plani për punë i prokurores Janeva. Mega skandal e kanë quajtur aktin që dokumentet e prokurores speciale, të cilët janë dorëzuar deri tek Këshilli i prokurorëve publik, janë gjetur tek mediumet pro qeveritare si: Press 24, Kurir, Sitel..

Sipas partisë, janë publikuar plan për punë të prokurores speciale, plan personal, plan financiar ndërsa mediumet e apostrofuara e dinë se dokumentet janë dorëzuar edhe në Qeveri.

“Skandaloze, janë publikuar tekste ne të cilat citohen dispozita ligjore për përgjegjësi hipotetike të prokurores speciale, e cila ende nuk ka filluar me punë. Këto janë shembuj direkt të presioneve të Gruevskit mbi prokuroren speciale, e cila duhet të merret me rastet që kanë të bëjnë me përgjimet dhe veprat që dalin nga to, ndërsa ky presion nuk duhet lejuar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button