Fjalët e jetimit që bindën gjyqtarin ta lironte nga burgu

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës e cila kërkoi që 18-vjeçari Marsel Qeleshi, i cili i gjuajti me gurë autobusit të kombëtares serbe në Tiranë, të qëndrojë në burg

Gjykata vendosi ta lirojë djalin rom, i cili është edhe jetim, duke i caktuar atij masën e “detyrimit të paraqitjes”.

Panorama ka mësuar edhe fjalët që ka thënë i riu para trupit gjykues, që duket se kanë bindur ata t’i japin lirinë.

Qeleshi ka thënë se ka gjuajtur në shenjë hakmarrje ndaj serbëve për atë që ata i bënë lojtarëve tanë vitin e kaluar në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

“E kam bërë nga inati, ata çfarë nuk i kanë bërë lojtarëve tanë në Beograd. I rrahën e i dërrmuan. Mua mu kujtuan këto dhe i gjuajta me gurë. E kam bërë nga inati, në formë hakmarrje”,ka thënë ai para gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button