Sulmi terrorist në Ankara, Turqia mbulohet në të zi

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në lidhje me sulmin terrorist në kryeqytetin e vendit ka deklaruar se: “Për shkak të sulmit terrorist në Ankara morëm një vendim për të shpallur 3 ditë zi kombëtare në nder të të gjithë qytetarëve, efektivë të policisë, dhe rojeve të sigurisë të cilët kanë humbur jetën në sulmet terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu në një dalje për mediat në Ankara tha gjithashtu se: “Shteti jonë, populli jonë dhe demokraca jonë është sulmuar nga një sulm i egër terrorist. Ky sulm nuk është kundër ndonjë grupi apo partie të caktuar. Ky sulm terrorist është bërë kundër unitetit të shtetit tonë”.

Kryeministri turk duke dhënë detaje mbi sulmin tha se dyshimet janë që në këtë sulm terrorist janë përdorur dy persona me anë të vetëvrasjes. Ai nënvizoi se këto sulme janë kryer ndaj stabilitetit dhe qetësisë së Turqisë. “Jam i bindur që ky sulm sot ndihet dhe konsiderohet nga gjithë populli jonë si një sulm ndaj familjeve, nënave dhe bijëve të vet” shtoi Kryeministri Davutoğlu ndër të tjera.

Davutoğlu në vazhdim tha se: “Për një gjë jemi të sigurtë. Kushdo organizatë ta ketë kryer me ndihmën e kujdo që ta ketë kryer do ta nxjerrim në pah deri në detajin më të vogël dhe do ti dënojmë ashtu sikurse e meritojnë”.

Ai në vazhdim të fjalës së tij duke bërë thirrje për unitet tha: “Le të bashkohemi të gjithë në të njëjtin qendrim kundër terrorit. Në këtë kontekst un kam planifikuar të takohem me liderët politik në vend”. Pasi bëri thirrje për kujdes në fjalimet dhe veprimet e tyre liderëve politikë Davutoğlu kritikoi ashpër liderin e partisë pro kurde, Slahattin Demirtaş.

Davutoğlu në përfundim të fjalimit të tij nuk la pa përmendur edhe mesazhet e ngushullimit të ardhura nga liderë, kryetarë shtetesh dhe drejtues të shoqërive civile nga e gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Back to top button