Pse mediat e huaja heshtën për vizitën e Ritës në Kosovë?

Mediat ndërkombëtare nuk janë parë duke raportuar për vizitën e Ritës në Kosovë, dhe pjesëmarrjen e saj në një dasëm, dhe pse ndodhi kjo.
Duket se vizita e Ritës në Kosovë ishte totalisht e pa planifikuar dhe jashtë agjendës që koordinohet me menaxhmentin e saj.

Telegrafi mëson se Rita ka shkelur edhe agjendën e caktuar nga menaxhmenti i saj, për të qenë e pranishme në dasmën familjare, pas kërkesës dhe insistimit të prindërve që ajo patjetër të jetë prezente.

Por, i çuditshëm është mos raportimi i mediave ndërkombëtare, të paktën jo për një gjë të pazakontë për një yll botëror – pjesëmarrja në një dasëm tradicionale siç dinë t’i bëjnë vetëm shqitparët, transmeton Telegrafi.

Mediati e huaja duket se kanë qenë totalisht të pa informuara për vizitën e Ritës dhe atë që ajo bëri.

Këtë e shton fakti se Rita në llogarinë zyrtare në Instagram apo Facebook nuk ka bërë ASNJE POSTIM për vizitën e saj dhe pjesëmarrjen e saj në dasëm, teksa mediat shqiptare vlonin nga informacionet, fotot dhe videot për të.

Si duket për Ritën nuk ka qenë më rëndësi aspak që opinioni ndërkombëtar të di se ajo mori pjesë në një dasëm familjare, dhe ndoshta edhe kërkoi që kjo të kalonte në privatësi të plotë – prandaj edhe nuk bëri asnjë postim të vetëm në rrjetet e saj sociale.

Mbetet të shihet nëse mediat ndërkombëtare do të transmetojnë ndonjë informacion nga mediat shqiptare, sepse vështirë që Rita do të tregojë për fansat e saj jo shqiptare se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button