Pesë burokratët që marrin pagë më të madhe se kryeministri (FOTO)

Për vetëm një vit, pesë anëtarë të Këshillit për prokurim publik i kanë ndarë 126.000 euro. Më së shumti ka marrë Zoran Trajanovski 27.000 euro, ndërkaq më së paku Suad Zejnuloviq 24.000 euro.

Anëtarët e Këshillit për Prokurorim Publik (Ivica Kostojçinoksi, Zllatko Arsov, Zoran Trajanovski, Suad Zejnuloviq dhe Borçe Hristov) i kanë pagat më të larta se sa edhe presidenti dhe kryeministri. Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shihni të dhënat të cilat janë të nxjerra nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni, duke e shfrytëzuar ligjin për qasje në informatat e karakterit publik.

Ashtu siç shkruan Inboks7, përveç pagave të anëtarëve të Këshillin për Prokurorim Publik, atyre u ndahen edhe nga 1.860 denarë për telefon dhe nga 1.500 denarë për shërbime hotelierike, ndërkaq Kostojçinoksit shteti ia paguan edhe qiranë dhe shërbimet komunale të banesës në Shkup që kushtojnë gjithsej 250 euro në muaj.

Të dhëna zyrtare
Të dhëna zyrtare

“Paga e anëtarëve të Këshillit për Prokurorim Publik, është e përcaktuar sipas vendimit për përcaktimin e koeficientit të llogaritjes së pagës së funksionarëve të cilët i emëron Qeveria. Këtë vendim e bartë Qeveria dhe është e publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së me të gjitha ndryshimet dhe shtesat”, shpjegon drejtori i Byrosë për Prokurorim Publik, Aleksandar Argiovski, duke shtuar se Byroja për Prokurorim Publik aspak nuk vendos për lartësinë e pagave të këtyre funksionarëve.

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, i cili e bartë funksion më të lartë sipas hierarkisë, merr pagë 76.786 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button