Putin ngushëllon Erdoganin: Rusia e gatshme të bashkëpunojë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar mesazh ngushëllues presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me sulmin terrorist në Ankara në të cilin mbetën të vdekur së paku 30 persona dhe 126 të tjerë u plagosën.

“Shpreh ngushëllimet e mia presidentit Recep Tayyip Erdogan lidhur me viktimat në shpërthimin që ndodhi sot në Ankara” thuhet në letrën e dërguar nga Putin, në të cilën shpreh gatishmërinë e tij për bashkëpunim në luftën kundër terorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin poashtu ka shprehur dëshirën e tij që të plagosurit të shërohen shpejtë duke shpresuar që kryesit e sulmit të dënohen.

Së paku 30 persona vdiqën dhe rreth 126 u plagosën mengjesin e sotëm gjatë një sulmi terrorist nën urën hekurudhore në Ankara, kumtoi ministria për Punë të Brendshme.

Akoma nuk dihet shkaku i saktë i shpërthimit por disa dëshmitarë thanë se kanë parë dy shpërthime të një pas njëshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button