Ahmeti dhe Thaçi e mbrojnë qëndrimin e Gruevskit për 6 njësi zgjedhore

Marrëveshja rreth propozim-ligjit për zgjedhjet, që të votohet siç ka qenë, në 6 njësi zgjedhore apo shteti të jetë në një njësi zgjedhore, ka bërë që edhe njëherë partitë t’i përsërisin qëndrimet e tyre.

LSDM, ashtu siç e dimë, ka njoftuar se nuk ka asgjë kundër votimit të diasporës, por një votë e diasporës të jetë e barabartë me një votë të Maqedonisë, gjegjësisht nëse këtu duhen 8 mijë vota për një vend të deputetit, njëjtë duhet të vlejë edhe për deputetët e diasporës.

Më parë, sipas burimeve diplomatike, lehtësuesit e huaj janë takuar me Ahmetin dhe Thaçin, Të dy kryetarët e partive të BDI-së dhe PDSH-së, kanë pasur të njëjtin qëndrim me VMRO-DPMNE-në, që të mbesin 6 njësi zgjedhore.

Sot lehtësuesit janë te kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Grueski, duke e pasur parasysh praktikën e deritanishme, është e mundur që natën të jenë të thirrur ekipet e bisedimeve të pushtetit dhe opozitës, për marrëveshje përfundimtare për ligjin e zgjedhjeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të parapara të mbahen në prill të vitit 2016, njofton Reporter.

Lajme të ngjashme

Back to top button