Kombëtarja, e vetmja që krijon Shqipërinë e përbashkët

Shkruan: Shejma Ramadani

Jeto me shpresën që do të behet ashtu siç don ti, por puno që ta realizosh dëshirën. Jeta është e ëmbel e dashur dhe normale ka raste kur është e pa dëshiruar e hidhur… por si do ta kuptonim vlerën e shëndetit nëse nuk do të egzistonte sëmundja, e si do ta kuptonim knaqësin e fitores nëse nuk do të ishte humbja.. Gjithmonë na nevoitet e keqja për tia ditur vlerën të mirës, por më pastaj ta luftojmë të mos e lëm të zë vend në trojet tona.

Gjithmonë duhet të presim fundin e një pune për ta par fitimin ashtu siç puntori pret fundin e muajit për ta marrur pagën. Por në sport tek ne ndodh e kundërta, Ne festojm para se të filloj ngjarja.
Fillon festa e atmosferës patriotike , këngët popullore ndëgjohen gjithandej besa edhe nga ata që thonë kurr nuk do të këndoj popullore. Ky patriotizëm vazhdon edhe te këngëtarët ata konkurojn me klipe,kënga, kurse tek tifozat është konkureca cili po feston më mirë, më zhurshem.
Të festosh për atë që e don është madhështore, shpirtërore por ama pas realizimit të fitores.

Të mos e mbushim zemrën me ndjenja patriotizmi sepse kur të dështojm automatikisht fillon urrejtja, ofendimi për ata të cilëve u themi se ju duam. Humbja sjell mllef por jo të shprehet sepse në fund çdo kush ka nevoj për përkrahje, mbi të gjitha për motivim.
Ato ndjenja patriotizmi për fitore duhet të kthehen në shpirtërore për përkrahje, vetëm atëhet do të kishim qenë të sinqert për dashurin ndaj tyre, sepse të duash do të thotë të sakrifikosh, durosh për të.
Kur kombëtarja fiton nuk ka nevoj për përkrahje sepse atëher feston,por kur humb ne duhet të jemi ata që ti bëjm të ndihen ashtu siç ndihemi ne kur fiton.
Duhet te jemi ashtu siç ka thënë edhe Jakup Asipi ” Tifoz i një ekipi je kur e përkrah atë edhe atëher kur humb edhe atëher kur fiton.”
Mbi të gjitha faleminderoj kombëtaren se e vetmja është që i mbledh gjithë shqiptarët grusht ashtu siç i ka hije, krijon Shqiperin Etnike.

Autorja është studente në Fakultetin Ekonomik, drejtimi: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button