Tetovë, gjashtë persona lëndohet në tre aksidente

Gjashtë persona janë lënduar në tre aksidente që ndodhën mbrëmë për më pak se dy orë në rrethinën e Tetovës. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Jostifovski informoi se aksidenti i parë me dy persona të lënduar ka ndodhur rreth orës 19 në rrugën “167” pasi që një “golf” me targa tetovare ka goditur 27-vjeçarin M.B. dhe djalin e tij njëvjeçar me ç’rast u ka shkaktuar lëndime trupore. Babi dhe djali janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku pas dhënies së ndihmës janë mbajtur për mjekim të mëtejshëm.

Ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe sipas informatave fillestare arsye për aksidentin është shpejtësia e pa përshtatur e automjetit sipas kushteve në rrugë. Aksidenti i dytë ka ndodhur në pagesën rrugore afër Tetovës në autostradën Gostivar-Tetovë rreth orës 20:45 kur janë ndeshur automjeti “Fiat bravo” i drejtuar nga T.Z.(54) dhe automjeti “Iveko” me targa të Shkupit i drejtuar nga K.N.(51). Në aksident tetovari ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Tetovës ku pas ndihmës së dhënë është lëshuar në mjekim shtëpiak. Sipas të dhënave fillestare, arsye për aksidentin është ajo që tetovari ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.

Tek ai janë matur 2,17 prolimë alkool në gjak. Aksidenti i tretë ka ndodhur rreth orës 20:45 në daljen nga Tetova drejt Shkupit, kur janë ndeshur automjeti “Vento” me targa tetovare i drejtuar nga F.I.(27) dhe tërheqësi me gjysmë rimorkio “Volvo” me targa të Gjevgjelisë i drejtuar nga A.C.(26) nga Bogdanci. madje shoferi i automjeti dhe bashkudhëtarë N.H.(46), si dhe bashkudhëtarja R.E.(26) nga Shkupi kanë marrë lëndime trupore. Që të tretë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku pas ndihmës së dhënë F.I. dhe bashkudhëtari N.H. janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa R.E. është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.

Arsye për aksidentin është mosrespektimi i përparësisë. Në këtë periudhë ka pasur edhe një aksident, por në rajonin e Gostivarit, i cili ka kaluar pa të lënduar. Rreth orës 19:25 në rrugën lokale për në Leunovë nga rruga Udhëkryqi i Mavrovës Hanet e Mavrovës, një automobil “Ford fjuzhën” i drejtuar nga D.A.(53) nga Shkupi ka dalë dhe ka goditur në një drerë. As shoferi, e as dreri nuk kanë pasur lëndime, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në rreth 30 mijë denarë, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button