1258, kur vera nuk erdhi kurrë

Nga dokumentet dhe dëshmitë e kohës, viti 1258 përshkruhet nga historianët si viti “ku stina e verës nuk erdhi kurrë”.

I ftohti dhe reshjet e shumta të shiut në atë vit shkatërruan të mbjellat në gjithë Europën duke shkaktuar vdekjen nga uria të mijëra personave në mbarë “Kontinentin e Vjetër”. Mjafton të përmenden dokumentet që mbërrijnë nga Londra, ku thuhet se një e treta e popullsisë ndërrroi jetë brenda pak muajve.

Që prej shekullit të 18-të, studiuesit janë mundur të kuptojnë shkakun “e vitit pa stinën e verës”. Me kalimin e viteve dhe me thellimin e njohurive u zbulua se shkak për këtë ishte shpërthimi i një vullkani, sipas tyre më i fuqishmi në 7 mijë vitet e fundit në Tokë.

Dyshimet binin mbi vullkanin “El Chichon” në Meksikë, mbi “Quilotoa” në Ekuador, mbi “Okataina” në Zelandën e Re. Por deri më tani askush nuk ishte në gjendje të drejtonte gishtin me siguri mbi njërin prej tyre…deri më tani.

Një grup studiuesish ndërkombëtarë të udhëhequr nga francezi Franck Levigne, docent i gjeo-fizikës në Universitetin e Parisit përjashtoi të gjithë vullkanet e lartpërmendur për katastrofën e vitit 1258.

Lart foto nga liqeni i Samalas, poshte rindertimi se si ka ndodhur shperthimi

Fajtori sipas tyre është vullkani Samalas në Ishullin e Lombokut në Indonezi, që nga maji deri në tetor të vitit 1257 ka cliruar një masë të stërmadhe gazi dhe pluhuri në atmosferë, sa që ka errësuar për javë dhe muaj qiellin në rajon.

Për të arritur në këtë përfundim shkencëtarët studiuan mbetjet vullkanike të ruajtura në gjendje të mirë në akujt e Antarktidës dhe shkrimet e kohës të historianëve dhe shkrimtarëve të atij shekulli në gjithë rajonin.

Në to flitej për “zhdukje të Diellit” për javë dhe muaj, për një re të madhe tymi që i drejtohej qiellit dhe për tokën e pushtuar nga flakët (llava).

Grupi i studiuesve mendon se nga shpërthimi i Samalas janë cliruar me tonelata sasi gazi në atmosferë dhe daljen në sipërfaqen e tokës të mbi 40 kilometër/kub llavë. Shpërthimi ka qenë akoma më i madh se ai i Vezuvit në Itali, që shkatërroi Pompein. Aq e madhe ishte kjo sasi, thonë ata, sa në muajt në vazhdim ndryshoi komplet klima në gjithë planetin.

Së bashku me gazin e cliruar, në atmosferë u ngrit në formën e avujve një sasi e madhe uji, që pak muaj më vonë do të binte në gjithë planetin në formën e reshjeve.

Dokumentet e kohës nga Europa flasin për një vit “pa verë”. Reshjet e shiut nisën diku nga maji dhe ranë pa pushim deri në muajin shtator duke shkatërruar prodhimet e stinës e duke shkaktuar një krizë të vërtetë urie, që pasoi mijëra viktima në “Kontinentin e Vjetër”.(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button