Janeva dorëzon planin financiar

“Planet janë dorëzuar në Parlament për raport, ndërsa Qeverisë dhe Këshillit të Prokurorëve i janë dorëzuar për zbatim. Siç është përmendur tashmë, pres që Këshilli i Prokurorëve Publikë t’i zbatojë planet dhe t’i zgjedhë prokurorët e propozuar nga ana ime”, thuhet në njoftimin e prokurores publike Katica Janeva.

Katica Janeva dorëzoi të gjitha dokumentet dhe planet pranë Këshillit të Prokurorëve publikë, Qeverisë dhe Parlamentit, të nevojshme që shteti t’i sigurojë buxhetin e duhur për funksionimin e ekipit të saj.

Në njoftim, Janeva përsërit se pret zgjedhjen e ekipit të propozuar prej 14 prokurorësh-asistentë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button