Ballist Morina mbetet në burg

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismail Morinajn, i njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, i kapur para pak ditësh me dy pistoleta pa leje në kryeqytet.

Ismail Morina u arrestua bashkë me 3 shtetas të tjerë që ndodheshin me të në makinë: 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.

Ndërkohë, ndaj tre personave të tjerë rëndon akuza e “moskallëzimit të krimit”.

Arrestimi ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte me vete edhe 36 bileta të kësaj ndeshjeje që u luajt në “Elbasan Arena”.

Lajme të ngjashme

Back to top button