Informacionet pa interes publik, nuk ja vlejnë

[Recension: “Kush e administron faqen e “Ballist Morinës” që ka respekt për Menduh Thaçin?”]

Pseudo-lajmet shfrytëzohen për të mbushur hapësirën mediatike atëherë kur nuk ka gjëra më të rëndësishme për t’u publikuar. Më keq janë rastet kur pseudo-lajmet kamuflohen me “petkun” e lajmeve të rëndësishme dhe autori humb fillin sepse as vetë nuk e ka të qartë rëndësinë e publikimit të tyre

Lajm - Kush e administron faqen e Ballistit Morina qe ka respekt per Menduh Thacin 1Linku për te artikulli origjinal: “Kush e administron faqen e “Ballist Morinës” që ka respekt për Menduh Thaçin?”
Data e publikimit: 05.10.2015
Data e recensionit: 07.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti që recensojmë është nga ato raste kur tentohet të bëhet një lajm me një titull që tërheq vëmendje por është pa burime, pa deklarata dhe mbi të gjitha pa një qëllim se çfarë synohet të pasqyrohet.

Teksti ka titullin “Kush e administron faqen e “Ballist Morinës” që ka respekt për Menduh Thaçin?” por në asnjë pikë në përmbajtjen e tij nuk trajtohet kjo pyetje dhe nuk synohet t’i jepet një përgjigje.

Përmbatja e tekstit ka informacion mbi postimet e “Ballistit Morina” në rrjetin social Facebook dhe, më sakt, trajton dy gjëra. E para; komenton një postim të “Ballistit Morina” kur ka shprehur respekt për Menduh Thaçin:

“Ky lajm është bazuar nga postimi që është bërë në faqen në facebook “Ballist Morina” të një video ku Menduh Thaçi flet pozitivisht për lëshimin e dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit.”

Dhe e dyta; fare pa kuptuar dhe pa bërë lidhjen logjike të storjes kalon direkt te postimi i po të njëjtit person për një lokal me vendndodhje në Tetovë.

“Por nëse shikohen postimet që janë bërë në kuadër të kësaj faqeje në facebook mund të shihet se “Ballist Morina” me 1 tetor ka qenë në një kafiteri në Tetovë!! “

Nuk është i qartë qëllimi i komunikimit të këtyre informacioneve dhe arsyeja pse autori ka vlersuar se janë me interes publik. Tek e fundit, çfarë interesi publik mund të paraqesë fakti se ku e pinë kafenë personi në fjalë.

Pseudo-lajmet e kësaj natyre dhe forma e të ushtruarit profesionin e gazetarit vetëm nga postimet në rrejtet sociale janë tregues i mosprofesionalizmit ose mosseriozitetit të autorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button