Moti sot në Maqedoni

Sot do të kenë pauzë reshjet, por jo në të gjithë vendin. Përderisa paradite në regjionin jugperëndimor të Maqedonisë presim që të zvogëlohen mjegullat dhe të ketë pjesë më të mëdha të periudha me diell, në regjionin lindor dhe verilindor, pritet që të jetë moti me mjegulla dhe mundësi për reshje të dobëta, njofton Portalb.

Pas dite mjegullat përsëri në mbarë vendin do të shtohen, por nuk pritet që të ketë reshje të mëdha. Në pjesën e maleve të pjesës lindore dhe asaj qendrore të Maqedonisë edhe më tej do të ketë reshje të dobëta.

Moti sot në Maqedoni, 09.10.2015
Moti sot në Maqedoni, 09.10.2015

Temperaturat gjatë ditës do të sillen nga 8 deri në 15 gradë celsius.

Shkupi ende mbetet kryesisht nën mjegulla. Paradite do të ketë kushte për reshje të dobëta, temperaturat do të sillen nga 11 deri në 15 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button