E humb durimin shqiptari, kombëtarja e detyron ta thyej televizorin (Foto)

Duket se disa tifozë të Kombëtares shqiptare e kanë përjetuar rëndë humbjen nga Serbia.

I të njëjtit rast është edhe Almir Bushi, i cili ka thyer televizorin e tij pas pësimit në çastet e fundit të ndeshjes me rezultat 2:0, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare ka edhe një rast të dielën, kur kuqezinjtë takohen si mysafirë me Armeninë me fillim në ora 20:45.

Aktualisht Shqipëria gjendet në pozitën e tretë të Grupit I me 11 pikë, një pikë më pak se Danimarka, e cila pësoi humbje kundër Portugalisë dhe me këtë rast, ky ishte edhe ndeshja e fundit për danezët në kualfikimet për Evropianin “France 2016”.

Vlen të theksohet se portugezët kanë siguruar një biletë për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button