Kryetari i Kuvendit, Veljanovski për vizitë zyrtare në Çeki

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski me ftesë të kryetarit të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Milan Shteh, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Pragë. Veljanovski shoqërohet nga nënkryetarja i Kuvendit, Suzana Salihu dhe deputetët Rejhan Durmishi dhe Romeo Trenov.

Në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë do të takohet me homologun e tij kryetarin e Senatit të Parlamentit në Republikën Çeke, Milan Shteh, me nënkryetarin e Senatit, Premisl Sobotka, me kryeministrin Juirith Rusnok dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Jan Kohout.  Veljanovski në Pragë do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën Çeke. 

Lajme të ngjashme

Back to top button