Sot ndeshja historike, simbolet etnike ndalohen. Ja akset që bllokohen

Nga momenti i përballjes së shumëpritur ndajnë vetëm pak orës. Shqipëri- Serbi do të luajnë mbrëmjen e sotme në 20.45, në “Elbasan Arena” në atë që cilësohet si ndeshje historike. Por masat e sigurisë të marra për garantimin e saj janë mjaft të forta, njëlloj me vizitat e zyrtarëve të lartë si Presidenti amerikan George W. Bush dhe Papa Françeskut vjeshtën e kaluar. Por pavarësisht angazhimit të 2300 efektivëve të policisë, në mesin e tyre dhe agjentë civilë mbrëmjen e djeshme pas mbërritjes në Tiranë, autobusi i lojtarëve serbë u qëllua me gur. Gjithashtu për të garantuar siguri maksimale, gjatë ditës së sotme, nga ora 12:00-19:00 në kryeqytet, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima” deri te “Rruga e Elbasanit”. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të ndalohet qarkullimi në tunelin e Elbasanit.

Tuneli do të qëndrojë i mbyllur deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Pas orës 12:00, qarkullimi do të jetë i ndaluar edhe nga qafa e Kërrabës. Praktikisht, të gjitha rrugët që lidhin Tiranën me Elbasanin do të jenë të mbyllura, prandaj tifozët kryeqytetas do të duhet të shkojnë në Elbasan nga Durrësi. Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium. Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në stadium do të lejohen vetëm këto veshje: Shalli me flamurin kuq e zi; Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”; Flamuri kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër; Shalli me mbishkrimin “Plisat”. Gjithashtu policia bën me dije se nuk do të lejohen banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”; asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Harta Etnike”; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”; Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës; në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke konfirmuar siguri dhe angazhim maksimal të policisë, deklaroi se policia kufitare ka marrë masa në çdo pikë kufitare për monitorimin e kalimit të të gjithë shtetasve, veçanërisht të atyre që kanë precedentë të mëparshëm për akte të dhunshme ose akte huliganizmi gjatë aktiviteteve sportive.

Ai bëri me dije se agjentët civilë do të jenë në të gjitha ambientet ku do të ketë grupime njerëzish dhe tifozësh, në akset rrugore, por edhe brenda stadiumit. Masat e marra nga Policia e Elbasanit për ndeshjen Shqipëri – Serbi Në vijim të masave të marra nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet sot më datë 08.10.2015, në orën 20:45, në Stadiumin Elbasan Arena. Pas takimit që krerët e Shtetit, kanë bërë me UEFA, rikujtohen edhe njëherë masat e marra: Sot në orën 08:00 do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore: -Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd -Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish-konservimi i vjetër -Nga ish-konservimi i vjetër deri tek Harullajt.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës. -Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardët Kryesorë Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 2300 punonjës policie, nga këto 365 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan. Nuk do te lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: – sende të forta, – shishe (të çfarëdolloji) – fishekzjarre – monedha apo metale (të çfarëdolloji) – çelësa të ndryshëm Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium. Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në stadium do të lejohen vetëm këto veshje: Shalli me flamurin kuq e zi; Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”; Flamuri kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër; Shalli me mbishkrimin “Plisat”.

Nuk do të lejohen: Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike” Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës. Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike” Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone” Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyre ambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që sot të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button