Tension në Kuvend, deputetët PD para foltores ku fliste Rama, Meta ndërpreu seancën (VIDEO)

Debati për “ÇEZ” ka tensionuar për disa minuta debatin mes deputetëve duke çuar dhe në urdhrin e kryeparlamentarit për të ndërprerë seancën parlamentare për 5 minuta.

Kryeministri akuzoi opozitën se nga njerëz të cilët krijuan çështjen CEZ janë kthyer në akuzues. Sipas kryeministrit e gjithë kjo po bëhet për të mbyllur hetimet, sa i takon kësaj çështje, transmeton Ora News.

Në momentin kur Rama iu drejtua opozitës me etiketimin “të pafytyrë” kjo ngjalli indinjatën e deputetëve të opozitës të cilët i kërkuan kryetarit të parlamentit Ilir Meta t’i ndërpresë fjalën dh eta largojë nga salla pasi ofendoi deputetët.
Fjala që nxehu opozitën
Edi Rama: “Dëgjoni se jeni thellësisht të pafytyrë, dëgjoni se çfarë thotë avokati që keni ngarkuar ju dhe e thotë në datën 30 shtator 2013, thellësisht të pafytyrë. Këtë shprehje që më fton ta harroj do ta kujtoj në vijimësi sakohë kjo qeveri përballet me pafytyrësi aq të thellë saqë është e pamundur të mos e konstatosh. Të gjithë këtu në këtë sallë Jozefinë, jemi në një moshë që mbajmë përgjegjësi për fytyrën që kemi dhe për pafytyrësinë tuaj nuk mund të mbaj përgjegjësi unë. Po të vish në pozitën time ( flet me Nokën) do të thuash ç’janë këta të pafytyrë këtu, por nuk je në pozitën time. Më lë të mbaroj. Hajde këtu, shiko çfarë shoh unë dhe do thuash s’ka mundësi. Që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim nuk është ofendim. Dhe lëreni popullin shqiptar ta verifikojë.

Ngrihen deputetët bllokojnë foltoren, Meta ndërpret seancën. 5 minuta pushim. Më pas parlamenti filloi punimet dhe Rama e rimori fjalën.

Lajme të ngjashme

Back to top button