Zylfi Adili: BDI në panik, fshehë diçka të madhe

BDI frikohet nga diçka. Qëndrimet fillestare të BDI-së kanë qenë që të dalin të gjitha bombat, se ne jemi të pastër-thonin ata. Kjo sjellje tani vërteton se diçka e madhe po fshihet këtu. Megjithëse në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos duhet të ketë një ligj për moskeqpërdorimin e bombave, por kjo duhet të ndodh pasi të implementohet marrëveshja, kështu është shprehur për Portalb deputeti Zylfi Adili- njëri ndër iniciatorët për formimin e “Uniteti-t” në lidhje me propozim/ligjin e Talat Xhaferit për ndalimin e publikimit të “bombave” të opozitës.

Kohë pas kohe brenda BDI-së ka pas kritikë kundër propozimeve të BDI-së, një gjë e këtill me rastin e fundit nuk ndodhi.

“Unë nuk e di se si askush aty nuk e ngre zërin. Mendojë se brenda BDI-së ekziston një panikë, apo frikë që e dinë vetëm ata që e propozuan ligjin”, tha Adili duke theksuar se kjo tendencë për censurimin e mediave i përngjan diktaturës.

LEXO: Mehmeti: Nuk kemi pas informatë për ligjin e “bombave”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button