Vendosen 7 skulptura të reja para Qeverisë

Janë vendosur 7 skulptura të reja sot para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, njofton TV21.

Sipas TV21, nga Qeveria askush nuk ka pranuar të japë informacion se çfarë paraqesin ato.

Hyrja e ndërtesës së Qeverisë akoma është e rrethuar, sepse ende punohet në rregullimin e shtyllave, ndërsa rreth tërë objektit po vendoset gardh. Renovimi ka filluar në prill të vitit 2013. Punët ndërtimore i kryen firma “Bauer”, e cila për 9.2 milionë euro duhet ta bëjë rikonstruimin e fasadës në stilin barok. Përpos marrëveshjes bazë me firmën “Bauer”, është lidhur edhe marrëveshje plotësuese me firmën “Dekon-kom” për 1 milionë euro, për të kryer punët ndërtimore dhe artizanale për përshtatjen e një pjese të përmbajtjes së ndërtesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button