Dy të rinj nga Shkupi nisen me biçikleta drejtë “Elbasan Arenës”
Edhe pse moti me shi, Loriku dhe Jetoni nga Shkupi u nisën sot me biçikleta në drejtim të Elbasanit për të përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë që të triumfojë në takimin me Serbinë dhe për herë të parë të sigurojë pjesëmarrjen në Evropianin në Francë 2016. Nuk u pengon as të ftohtit, meqë, siç thonë ata, do të bëhet shumë nxehtë në “Elbasan Arena”, ku shqiptarët e bashkuar nga të gjitha trojet janë përkrah futbollistëve për një fitore të madhe.
Jetoni dhe Loriku do të kalojnë më tepër se 240 kilometra me biçikletat e tyre, për t’u bërë pjesë e ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ata e vlerësojnë këtë sfidë si historike, por vetëm Loriku arriti të sigurojë biletën e ndeshjes, përderisa Jetoni do të ndjekë lojën përmes ekranit televiziv, njofton RTV21.