Debat i ashpër i drejtorit dhe prindit që mbron vajzën me shami (VIDEO)

Çështja e bartjes së shamisë nëpër shkolla është bërë problem i madh në Kosovë. Disa funksionarë duke përfshi dhe presidenten e shtetit Atifete Jahjaga, qëndrojnë në tezën se Kosova është shtet laik dhe nuk duhet të përzihet feja në institucione. 

Nga ana tjetër, kemi reagimet e BIK dhe një pjese të popullatës duke thënë se shteti ua cënon të drejtat elementare njerëzore të bazuara në Kushtetutë.  Prindi më poshtë madje ka marrë kamerën e fshehtë për ta xhiruar debatin me e drejtorin e  Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzati. 

Në ketë video shihet se ata mundohen ta bindin prindin nga Gjilani, vajza e së cilit siç mësojmë në video është përjashtuar nga shkolla se Parlamenti ndalon shamitë në shkolla, por prindi ashpër kundërshton. Për më shumë, ndiqeni videon. 

Lajme të ngjashme

Back to top button